Kronikë

Në Restelicë një fëmijë goditet nga vetura

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Restelicë, rruga “Dragash”, është aksidentuar me veturë një fëmijë.

Në raportin policor thuhet se një i dyshuar me veturë ka goditur fëmijën i cili edhe ka pësuar lëndime trupore.

Fëmija është dërguar menjëherë në emergjencën e Prizrenit për trajtim, por më pas është dashur të dërgohet në QKUK për shërim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, dhe në raport policor thuhet se rasti shkon në procedurë të rregullt.