Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Autobusi shtyp çiklistin, shpëton veç me lëndime

Një autobus i linjave të brendshme të transportit publik në Tiranë ka përplasur një qytetar me biçikletë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 e 30 pranë pallatit me shigjeta, në unazën e kryeqytetit. I lënduari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me të mbërritur në vendngjarje policia ka kryer veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.