Kronikë

Zjarret që kanë përfshirë një fshat të Përmetit rrezikojnë disa shtëpi

Një vatër zjarri është evidentuar mesditën e sotme në fshatin Alipostivan të Përmetit.

Flakët e zjarrit rrezikojnë të djegin edhe disa shtëpi të fshatit, i cili ndodhet rreth 25 kilometra larg Përmetit.

Terreni vështirëson mbërritjen e zjarrfikëseve, ndërsa banorët po punojnë vetë për shuarjen e flakëve.