Kronikë

Një vajzë nga Ferizaj tenton të hidhet nga kati i nëntë

Descriptive Text

Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, një vajzë ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Në raportin policor thuhet se vajza ka tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti, me qëllim të kryej vetëvrasje.

Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe përmes dritares së korridorit kanë arritur ta tërheqin dhe shpëtojnë viktimën.

Viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe njësitë policore janë duke e hetuar rastin.