Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, gjatë muajit shkurt ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në trafikun rrugor, përmes implementimit të planit operativ ’vendosja e rripit të sigurisë’.
Masat e shtuara vijnë si rrjedhojë dhe domosdoshmëri, ku sipas vlerësimeve të bëra një ndër faktorët e pasojave me lëndime dhe me fatalitet në aksidente konsiderohet mosvendosja e rripit të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeprimet e shtuara operacionale kanë për qëllim identifikimin dhe marrjen e masave ndaj të gjithë kundërvajtësve që nuk e vendosnin rripin e sigurisë në automjet, si rezultat i kësaj për muajin shkurt janë shqiptuar mbi 250 gjoba, për mosvendosje të rripit të sigurisë”, thuhet në një komunikatë nga Policia e Mitrovicës, transmeton kp.
Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë, do të vazhdojë me intensifikimin e veprimeve në fushën e zbatimit të ligjit të sigurisë së trafikut rrugor dhe edukimin e pjesëmarrësve në trafik rrugor, para stinës verore, ka planifikuar ndërmarrjen e një sërë veprimesh operacionale gjatë javëve të ardhshme, përfshirë edhe kontrollin teknik të jashtëzakonshëm sipas dispozitave ligjore Neni 252 dhe largimin e mjeteve nga trafiku.