Arrestohen vrasësit me pagesë dhe disa zyrtarë tatimorë në Tiranë Foto: Ilustrim

Arrestohen vrasësit me pagesë dhe disa zyrtarë tatimorë në Tiranë

22 korrik 2017 16:54

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje për dy operacione policore shumë të rëndësishme të koduara “TND” dhe “Pagesa”, të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit, raporton Koha.net.

Më datë 21.07.2017 gjatë orëve të mbrëmjes nga strukturat e Policisë është finalizuar operacioni policor i koduar “TND”, i cili u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejtpërsëdrejti tek Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z.Edi Rama.

Me marrjen në dijeni në lidhje me denoncimin u organizuar puna nga Drejtoria për Krimin e Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “TND”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E.H, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.

-E.P, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

-A. Di, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21.07.2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen A. M., duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë ( të rinj ) .

Vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 e 25 të Kodit Penal, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregtar, që gjendet në kushte shtërguese si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurrim dhe i siguron të gjithë për gatishmërinë për të reaguar në kohë reale e në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës.

---------------

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20.07.2017, në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme “Partizani” Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi M.P, ju informojmë se:

Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve, ku u zhvillua dhe u finalizua operacioni “Pagesa”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.

Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal.

Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë anëtarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit, më konkretisht:

E.Z, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t'ia jepte shtetasit Sh. B., dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sh.B, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

M. T, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpunëtorë në tentativën e vrasjes.

T. H, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.

E. T, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai i M. T, pjesëtar aktiv i këtij grupi kriminal.

Motivi i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78 /22/25 dhe 278, të Kodit Penal.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme