Kronikë

Në aksident vdes fëmija trevjeçar

Vetura që vetë lëvizi nga pakujdesia e shoferit në Prizren, mbyti fëmijën trevjeçar.

Dje, rreth orës 16:30, në orët e pasdites, një shofer e kishte ndaluar automjetin në rrugën “Jul Variboba” në Prizren, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai kishte dalë pa u siguruar se automjeti nuk do të vetë lëvizë përderisa shoferi i pakujdesshëm po bisedonte me një qytetar vetura ka lëvizur prapa dhe e ka goditur një fëmijë tre vjeç. Lëndime të lehta ka pësuar edhe një qytetar e më pas vetura është përplasur me një veturë tjetër që ishte e parkuar.

Fëmija e lënduar është dërguar në spitalin rajonal mirëpo nuk i ka përballuar plagët.

Shoferi i pakujdesshëm është arrestuar.