Kronikë

Vdesin dy persona nga Podujeva që u aksidentuan javë më parë

Dy persona nga komuna e Podujevës nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra nga aksidentet në komunikacion, të cilat kanë ndodhur javë më parë.

Sipas Policisë, një person nga Podujeva, Avdush Gubetini, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin që ka ndodhur më 14 korrik, ka vdekur dje. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Avdush Gubetini do të varroset sot në ora 18:00 në varrezat e Xhamisë së Vjetër afër Hotel Besianës.

Ndërsa një person tjetër nga fshati Lluzhan i Podujevës, i cili ka qenë i përfshirë në një aksident të ndodhur më 9 korrik, ka vdekur dje në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.