Kronikë

Sekuestrohen 21 kg kanabis në Elbasan

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 21 kg kanabis në Belsh dhe ka arrestuar një person.

Në kuadër të operacionit “Brilant”, është vënë në pranga 23-vjeçari Besim Plaka, banues në fshatin Trojas të Belshit. Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe 39 copë fishekë, transmeton tch.

Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.