Kronikë

Në Gjirokastër zbulohen 71 kg kanabis, i dyshuari është arratisur

Descriptive Text

Në një banesë në fshatin Golem të Gjirokastrës janë gjetur nga policia 71 kilogramë kanabis sativa.

Pronari i banesës, shtetasi J.K. 53 vjeç, është shpallur në kërkim.

Përveç kanabisit të futur në thasë, policia ka gjetur edhe një sasi prej 54.5 gramë kanabis në trajtën e pluhurit të presuar, që njihet me termin “çokollatë”.

Lënda narkotike u sekuestrua dhe materialet iu kaluan prokurorisë, ndërsa policia po punon për kapjen e 53 vjeçarit J.K. me banim në Sarandë.

Operacione kontrolli antikanabis, policia po kryen në gjithë territorin e vendit.