Policia bllokon rrugën “Rexhep Luci” për të rikonstruktuar vrasjen në një kafene Foto: Koha

Policia bllokon rrugën “Rexhep Luci” për të rikonstruktuar vrasjen në një kafene

19 korrik 2017 09:52

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka bllokuar rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se bllokimi i rrugës ka ndodhur me qëllim të rikonstruktimit të vendit të ngjarjes për një vrasje të ndodhur më 2014.

Rasti ka të bëjë pikërisht me vrasjen e punëtorit të sigurimit të lokalit “Bon Vivant” më datën 13 tetor të vitit 2014, raporton Koha.net.

Ky rikonstruktim i ngjarjes po ndodh me kërkesë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se Rrahman Uka, ish-punëtor i sigurimit të kafenesë “Bon Vivant”, mbeti i vrarë më 13 tetor të vitit 2014 për shkak të një konflikti që kishte ardhur si pasojë e moslejimit të futjes në lokal të një personi.

Për këtë vrasje akuzohen dy persona, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, ndërsa sipas ligjeve në fuqi, në rast se shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen nga 5 deri me 40 vjet burgim, kurse varësisht nga vlerësimet e rrethanave edhe me burgim të përjetshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme