Nga aksidenti në Itali humbin jetën dy shqiptarë

Nga aksidenti në Itali humbin jetën dy shqiptarë

19 korrik 2017 08:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku nga përplasja e një kamioni me një furgon humbën jetën dy shqiptarë dhe u lëndua rëndë një tjetër.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin mes rrugës Melona dhe Capannaguzzo në Cezena, dhe nga fotot duket se përplasja e dy mjeteve ishte shumë e fortë, shkruan Shekulli.

Në furgon ishin tre punëtorë shqiptarë të cilët po udhëtonin në rrugën Melona, ndërsa në kryqëzim janë përplasur me kamionin i cili pasi goditi furgonin u përplas edhe me një shtyllë elektrike.

Në vendngjarje shkuan policia, ambulanca dhe një helikopter i ndihmës së shpejtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme