Kronikë

Policia vihet në ndjekje të personit që mbante armë pas informatës që mori nga terreni

Policia e rajonit të Ferizajt njofton se pas pranimit të informatave nga terreni se i dyshuari B.B. (38 vjeçar) mund të ketë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policorë nga stacioni policor Hani i Elezit, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë.

1 pistoletë TT e kalibrit 7,62 mm, 1 karikator, 4 fishekë të kalibrit 7,62 mm, 3 pushkë gjuetie kalibër 12 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 12mm.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda procedohet në procedurë të rregullt.