Pranga bosit shqiptar në Greqi, “zbardhi” Athinën me kokainë nga Bolivia

Pranga bosit shqiptar në Greqi, “zbardhi” Athinën me kokainë nga Bolivia

14 korrik 2017 14:16

Policia greke ka mundur të shkatërrojë një tjetër rrjet kokaine të drejtuar nga shqiptarët, transmeton 24 orë. Në pranga kanë përfunduar plot 23 persona.

Sipas policisë greke kjo organizatë kriminale trafikonte kokainë nga Bolivia në Greqi, ku shitej në disa zona të Athinës.

Organizata kriminale ishte e ndarë në dy grupe. Në grupin e parë me 17 anëtarë, drejtuesi ishte një 44-vjeçar nga Shqipëria, i cili njihej me nofka të ndryshme si “Biondi”, “Xhimi”, “Xhaxhai” i cili ka qenë disa herë i dënuar për drogë në Greqi.

44-vjeçari shqiptar mbante kontakte me një 61-vjeçar nga Venezuela për t’u furnizuar me kokainë nga Bolivia.

Një 58-vjeçar grek nga Kreta magazinonte dhe fshehte drogën në Athinë, kurse një 53-vjeçar kolumbian ishte i përfshirë në shitjen e drogës në Spanjë dhe Holandë.

Duke negociuar me furnizuesit nga Bolivia, ata ndërmjetësonin me trafikantët në Holandë dhe vende të tjera të Evropës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme