Rrahje me thikë e drunj për një kabllo Foto: ilustrim

Rrahje me thikë e drunj për një kabllo

14 korrik 2017 10:45

Në fshati Jeshovë, Prizren, dje janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj k-shqiptarë, njofton Policia e Kosovës .

Arrestimi është bërë pasi ata, pas një mosmarrëveshje rreth një kablloje të rrymës janë rrahur në mes veti, transmeton Koha.net.

Në rrahje janë përdorur shkopinj druri dhe thikë me ç’ rast të njëjti kanë pësuar dhe lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme