Kronikë

Konfiskim arme dhe arrestim në Podujevë

Në Podujevë, të martën, një viktimë femër K-Shqiptare ka raportuar se e dyshuara femër K-shqiptare ka tentuar ta godasë, njofton Policia e Kosovës.

Viktima, transmeton Koha.net, e ka njoftuar policinë se kunati i saj posedon një armë.

Njësiti policor ka konfiskuar armën AK/47 me 25 fishekë ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.