Kronikë

Lëndim i rëndë në vendin e punës

Në rrugën Shpëtim Bojku në Pejë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, transmeton Koha.net.

Arrestimi ka ndodhur, siç njofton raporti ditor policor, pasi që i njëjti kish angazhuar disa punëtorë për rregullimin e një skele nga e cila, viktima mashkull K-Shqiptar, ka rënë nga lartësia prej 2 metra dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.