Kronikë

4 vetëvrasje në 4 ditë në Shqipëri

4 vetëvrasje në 4 ditë. Është ky bilanci tragjik i ditëve të fundit në Shqipëri, ku disa vetëvrasje kanë prekur opinionin publik.

E fundit ka ndodhur në Pukë, ku një vajzë adoleshente 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, shkruan “Blitz.al”.

Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Pukës, ku policia bëri me dije se 17-vjeçarja Diana. K është gjetur në shtëpi e pajetë.

Mësohet se ajo ishte vajza e dy prindërve të shkurorëzuar ndërsa prej kohësh vuante nga depresioni.

Gjithsesi do të jenë hetuesit ata që do të përcaktojnë shkaqet që e çuan drejt këtij veprimi ekstrem adoleshenten.