Hoti: Nga armët ilegale, vjet në Kosovë u vranë 12 persona

03 korrik 2017 20:14

Mensur Hoti, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në MPB, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka thënë se statistikat zyrtare tregojnë se nga armët ilegale në Kosovë, gjatë vitit 2015 kanë mbetur 12 persona të vrarë.

“Sipas statistikave zyrtare, nga armët ilegale në vitin 2015 i kemi pas 12 vrasje ndërsa vrasje në tentativë 67. Në vitin 2016 janë vrarë 22 persona ndërsa ka pasur 76 vrasje në tentativë me armë të zjarrit. Duhet të cekim këtë se arma e zjarrit nuk është vrasësi numër një në Kosovë, por është automjeti”, potencoi Hoti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme