I dënuar me 8 vjet për sulm seksual, Hajdarmetaj kapet në Kosovë dhe ekstradohet në Britani

I dënuar me 8 vjet për sulm seksual, Hajdarmetaj kapet në Kosovë dhe ekstradohet në Britani

14 shkurt 2017 16:00

Blerim Hajdarmataj, 24 vjeç, nga Chelmsford, Sunrise Avenue, është burgosur për disa krime të seksuale ndaj një femre 18 vjeçe.

Mediat në Britani raportojnë se ai kishte ikur nga vendi gjatë procesit gjykues ndaj tij në Gjykatën Mbretërore në Chelmsford, por u shpall fajtor në mungesë për sulm seksual, sulm të rëndë seksual dhe për përdhunim, transmeton Koha.net.

Ai u gjet në Kosovë dy javë më parë dhe u ekstradua në Britani në bazë të një urdhër arresti evropian.

Ai u dënua dje me tetë vjet burgim.

Hajdarmataj, pastrues, ia kishte paguar një pije viktimës së tij në një bar në Chelmsford më 3 shtator, 2014.

Kujtesa e saj e fundit, sipas Policisë në Essex, ishte “ndjenja se dhoma po rrotullohej”.

Pavarësisht se i kishte thënë Hajdarmatajt se nuk dëshironte të shkonte me të në shtëpi, ai u zgjua në shtratin e tij ditën tjetër.

Ajo kishte “të gërvishtura, mavijosje dhe shenja kafshimi në trupin e saj dhe rrobat i kishte pas të hequra”, thotë policia.

Ajo u largua nga shtëpia, por Hajdarmataj e ndoqi atë me veturë, mirëpo më vonë u arrestua.

Terry Balding nga Policia, ka thënë: “Hajdarmataj shfrytëzoi rastin e një femre të pambrojtur në mënyrën më të tmerrshme dhe më të ndyrë. Ai nuk ka shfaqur keqardhje për veprimet e tij, të cilat kanë pasur ndikim jetëgjatë tek viktima. Duke ikur nga vendi gjatë gjykimit të tij, ai e kishte vënë atë në një gjendje frike dhe dhimbje më të madhe”, transmeton Koha.net.

“Dua ta falënderoj atë për forcën e treguar gjatë ofrimit të dëshmisë përgjatë procesit. Rezultati është testament për të, për policin hetues Jo Cooper, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe për Policinë në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Dënimi i lëshuar nga gjykata dërgon një mesazh të fortë për njerëzit që ikin nga vendi nën akuza të rënda – ne do të bëjmë të pamundurën që të t’i sjellim ata prapa dhe të përballen me drejtësinë”.

Miles Bonfield, menaxher i operacioneve ndërkombëtare në Agjencinë Kombëtare të Krimit, thotë: “NCA dhe partnerët e saj nuk do të ndalojnë ndaj asgjëje për t’i ndjekur të arratisurit. Blerim Hajdarmataj ka menduar se mund t’i shmanget drejtësisë, por ne kemi shfrytëzuar rrjetin ndërkombëtar për ta gjetur atë”.

“Pasi e kemi gjetur në Shqipëri, oficerët tanë monitoruan lëvizjet e tij dhe arrestuan atë kur ai e kaloi kufirin për në Kosovë. Si rezultat i punës së përbashkët me Policinë e Essexit dhe autoriteteve kosovare, Hajdarmataj u kthye në Britani dhe tani është në burg, aty ku e ka vendin”.  

© KOHA

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme