Kronikë

Aksident në Fushë Kosovë mes një kamioni e një veture

Para pak minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture të vogël Golf 4, dhe siç shihet nga fotografitë, besohet se nga goditja, vetura është kthyer në kahen e kundërt të rrugës, raporton Koha.net.

Ende nuk ka raportime për të lënduar apo viktima në këtë rast.