Kronikë

Qëllon me pistoletë gruan, vajzën dhe nipin më pas vret veten

Descriptive Text

Një krim i rëndë familjar ka ndodhur në Maqedoni. Ngjarja tragjike është regjistruar gjatë mesditës së sotme rreth orës 12:40, në lagjen Butel të Shkupit.

Një i moshuar me iniciale P.T., 84-vjeç, mësohet se ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij Pavlinën, më pas ndaj vajzës së tij L.T., dhe në fund ka qëlluar mbi nipin e tij, ku ky i fundit nuk ka mbijetuar dot për shkak të plagëve të rënda, transmeton kp.

Bashkëshortja dhe vajza, sipas medieve vendase, ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Në gjendje të rënduar psikologjike i moshuari ka bërë vetëvrasje.