Kronikë

Rrah gruan në Prizren, policia i gjen shumë armë në shtëpi

Descriptive Text

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka marrë trajtim mjekësor në emergjencën në Prizren.

Me qellim të eliminimit të rrezikut për viktimën, hetuesit kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në prezencë të tij dhe dëshmitarëve ku kanë gjetur dhe sekuestruar:

Një kallashnikov, një pushkë gjysmë automatike Mod 10, një pistoletë M57 kalibri 7.62mm, 18 fishekë të kalibrit 7.65mm, 9 fishekë të kalibrit të panjohur dhe dylbi për armë të gjatë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor.