Kronikë

Thyen shtëpinë e vëllait në Istog, sulmon me shkop policët

Një person ka thyer derën dhe dritaren e shtëpisë së vëllait të tij dhe pasi ka vërejtur zyrtarët policorë, i ka sulmuar ata me një shkop druri.

Policia e Kosovës raporton se në momentin e arrestimit i dyshuari ishte në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.