Kronikë

Rrah ish- bashkëshorten, lirohet dhe i merret revolja

Descriptive Text

Në Obiliq dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ai, njofton raporti ditor i Policisë, ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij.

Viktima , transmeton Koha.net, ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa për çështje sigurie të njëjtit i është konfiskuar arma personale, të cilën e posedonte me leje përkatëse.