Kronikë

12 të lënduar në aksidentin afër Prishtinës

Dje në fshatin Prugoc, Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve.

Për pasojë, njofton Polica e Kosovës, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 12 persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.