Kronikë

Rënie e dyshimtë nga ballkoni, vdes viktima

Në rrugën Hoxhë Jonuzi, në Viti, dje një mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura, ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, njofton Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit dhe nga personeli mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.