Sërish shfaqen në Prishtinë euro false Foto: Ilustrim

Sërish shfaqen në Prishtinë euro false

14 shkurt 2017 15:31

Një shitëse në Prishtinë i ka raportuar policisë për një kartëmonedhë false, me të cilën kishte provuar të blejë një konsumator në dyqanin ku ajo punonte.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt në Lagjen Dardania të Prishtinës, transmeton Koha.net.

Një femër, K/shqiptare, ka informuar se, gjersa ishte duke punuar në lokalin e saj, kishte pranuar një kartëmonedhë prej 50 eurosh, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Njësitë policore kanë konfiskuar monedhën e dyshuar dhe janë duke hetuar rastin, thuhet në raport.

Në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të vendit, është shpeshtuar shfaqja e kartëmonedhave të falsifikuara. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme