Kronikë

Veturat godasin këmbësoret në tri qytete

Një mashkull dhe dy femra janë goditur nga veturat në tri qytete të Kosovës. Dy nga viktimat të cilët kanë marrë lëndime trupore ishin këmbësor, ndërsa një femër ishte me biçikletë.

Sipas Policisë, në Prizren një person përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër, transmeton kp. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kursen në Vushtrri, një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur biçikletën-viktimën femër, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.