Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në hyrje të një lokali në Krujë pak pas mesnatës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:23, kur policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit Bar - Restorant në pronësi të 41 vjeçarit M.V., banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër pasojë nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.
Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët antieksploziv.
Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.