Kronikë

Rrah bashkëshorten në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë pasi ka rrahur bashkëshorten e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas verifikimit dhe intervistimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga gjykata Malishevë, dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rasti është duke u hetuar.