Kronikë

Vidhet një Golf 7 në Çagllavicë

Një person ka informuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur veturën e tij Golf 7.

Këtë veturë ai e kishte parkuar para shtëpisë në “Lagjja e Re” në Çagllavicë.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.