Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Elbasan, vëllezërit i shpëtojnë ekzekutimit

Dy vëllezër i kanë shpëtuar për mrekulli ekzekutimit, teksa punonin në punishten e tyre në lagjen “Shën Koll” në Elbasan.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, ndërsa ekspertët e policisë kanë gjetur shenja të plumbave jashtë dhe brenda godinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teksa kanë tentuar t’i shpëtojnë breshërisë së armës, vëllezërit Beqiri, 60 dhe 49 vjeç, janë dëmtuar lehtë nga përplasja në punishten e tyre, por nuk kanë marrë dëmtime nga plumbat, transmeton tch.

Burime zyrtare të Policisë së Elbasanit thonë se po hetohet në disa pista, ky kryesorja është ajo e hakmarrjes.

Vëlezërve Beqiri, vetëm një vit më parë iu vra një tjetër vëlla, në një serial hakmarrjesh të ndodhura në Elbasan.

Gentian e Sajmir Beqiri kërkuan strehim në Suedi, menjëherë pas vrasjes së vëllait të tyre, por kërkesa u refuzua.