Kronikë

Kapet në Fier trafikanti i fëmijëve, kishte ndërruar tre emra

Arrestohet nga Policia e Fierit trafikanti i fëmijëve të mitur. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Mikel Ferko, banues në fshatin Qarr, Fier.

Personi në fjalë gjatë jetës së tij ka ndryshuar tre emra. Familja ia kishte vendosur emrin Arsen, por pas disa vitesh ai e kishte bërë Alberto dhe më pas Mikel.

Arrestimi i trafikantit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Qarri”. I arrestuari është dënuar nga Gjykata e Fierit me 13 vjet e 3 muaj burg.

Përveç akuzës së trafikut të të miturve, Ferko është dënuar edhe për akuzën e falsifikimit të pasaportave.