Kronikë

11 të pandehurit dënohen me 31.5 vjet burg për vrasje dhe rrahje në transitin e Arbanës

Gjykata Themelore e Prizrenit, të hënën, ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin dënues për rastin e rrahjes masive të vitit 2014 në rrugën transitore në lagjen “Arbanë”, që pati rezultuar me të vdekur dhe disa të lënduar.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj ka bërë të ditur se trupi gjykues ka dënuar 11 të pandehurit me 31.5 vjet burg për kryerjen e veprave të ndryshme penale, derisa 2 të akuzuar janë liruar nga akuza për pjesëmarrje në rrahje, shkruan sot Koha Ditore.

“S.B. nga fshati Brastovc i Rahovecit për shkak të veprës penale vrasje e rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve, gjykata i shqiptoi dënimin unik në kohëzgjatje prej 18 vjetësh, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë Kicaj.

Sipas saj, ndaj të pandehurit Sh.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor, Gjykata ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.