Kronikë

Në Serbi kapen dy shqiptarë me 10 kg marihuanë

Mediet serbe raportojnë se në pikëkalimin kufitar midis Serbisë e Hungarisë, Batrovci, policia kufitare ka zbuluar në një automjet 10 kilogramë marihuanë, ndërsa ka arrestuar dy shqiptarë nga Kosova, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të policisë, droga u zbulua në një veturë të tipit “Opel Astra”, që drejtohej nga B.K. (29). Droga ishte fshehur në hapësirën e paraparë për rrotën rezervë, në 24 paketa.

Bashkë me drejtuesin e automjetit raportohet se është arrestuar edhe bashkudhëtari i tij, F.R. (25).

Atyre u është caktuar arresti 48 orësh, ndërsa do të merren në pyetje nga prokuroria në Sremska Mitrovicë.