Kronikë

Veturën e le në Serbi, e deklaron të vjedhur

Descriptive Text

Në Deçan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

Ai, siç njofton Polica, ka deklaruar në mënyrë të rreme se i është vjedhur vetura e tij.

Këtë veturë, transmeton Koha.net, e kishte lënë në shtetin e Serbisë.

Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.