Kronikë

Ia grabisin çantën nga krahu në Prishtinë

Descriptive Text

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ia kanë grabitur çantën nga krahu një femre në rrugën “Zejnel Salihu” në Prishtinë.

Policia njofton se në çantë përveç dokumenteve personale, viktima kishte sasi të stolive të arit në vlerë 110 euro.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.