Deputetët që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend dalin para Gjykatës Foto: Koha

Deputetët që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend dalin para Gjykatës

13 qershor 2017 15:01

Nga fushata e zgjedhjet, dy ish-deputetë të Kuvendit të martën janë kthyer në Gjykatë, nën akuzat për përdorim të armës.

Bëhet fjalë për Ismajl Kurteshin e Vetëvendosjes dhe Haxhi Shalën e Nismës për Kosovën, raporton KTV.

Ata janë duke u ballafaquar me këto akuza për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Shala, që aktakuzën e ka pikërisht për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve të Qeverisë së kaluar, tani është kandidat në listën e njëjtë me PDK-në, për t’u rizgjedhur si deputet.

Këtë e synon edhe Ismajl Kurteshi në listën e Vetëvendosjes.

Megjithatë, seanca është shtyrë për në muajt në vazhdim sepse ka munguar avokatja e Ismajl Kurteshit, e caktuar sipas detyrës zyrtare.

Edhe ish-deputetë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza nga Prokuroria për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar, si kundërshtim për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme