Vdes një 20 vjeçar në aksident me biçikletë

Vdes një 20 vjeçar në aksident me biçikletë

11 qershor 2017 16:50

Sot në orën 02:50 në rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet me ç’rast ka vdekur një person i cili po ngiste biçikletë.

"Në ketë aksident ishte i përfshirë automjeti “Mercedes” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti I.A. m/k/sh.(1989)", thuhet në komunikatën e dërguar nga policia e Pejës.

Viktima e këtij aksidenti është F.D. m/k/sh.(1997) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Personi i dyshuar i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar nga hetuesit e NJ.R.K.RR DRP Pejë, pasi që i njëjti fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.

I dyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme