Kronikë

Kërcënohet me anë të mesazheve, arrestohen të dyshuarit

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona pasi që kanë kërcënuar një person me anë të mesazheve telefonike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rashit Gorani” në Pejë, transmeton Koha.net.

Policia njofton se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.