Kronikë

Arrestohet në flagrancë mashtruesi që merrte para për caktim të terminit për vizë italiane

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 22:40, ka arrestuar një person në “Rrugën B” të kryeqytetit, i cili u merrte qytetarëve nga 100 euro për t’ua caktuar një termin për vizë në Ambasadën italiane.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke marrë para të gatshme (100 €) për caktim të terminit për pajisje me vizë italiane”, ka thënë Policia, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si “mashtrim”.