Kronikë

I dënuari për vrasje gjendet i vdekur në një hotel të Tiranës

Descriptive Text

Një 50-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Tiranë. Policia sqaron se viktima me iniciale A.L ka qenë më parë i dënuar për vrasje.

Nga hetimet e para, siç raporton oranews, thotë policia në trupin e 50-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 06.06.2017, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Zogu i Parë“, tek një hotel, është gjetur i vdekur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Nga hetimet veprimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.