Kronikë

Sekuestrohen 132 kg kanabis në Shkodër

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 132 kg kanabis sativa, në operacionin e koduar “Lundrimi i fundit”.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në vendin e quajtur Diga e Komanit është gjetur një varkë me motor, ku brenda ishin 12 thasë me kanabis. Në pranga kanë rënë Pjetër Marashi, 40 vjeç dhe A.M, 15 vjeç nga Hot i Ri i Shkodrës.

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, e kryer në bashkëpunim.