35 vjeçari në Pejë u vetëvra në poligonin e shenjëtarisë Foto: Ilustrim

35 vjeçari në Pejë u vetëvra në poligonin e shenjëtarisë

06 qershor 2017 09:51

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka njoftuar edhe zyrtarisht në lidhje me një vetëvrasje të ndodhur dje në Pejë.

“Njoftoheni se me datë 05.06.2017, rreth orës 21:00 kemi pranuar informatë se në poligonin e shenjëtarisë ne Pejë ka ndodhur një vetëvrasje. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku ne vendin e ngjarjes viktima shtetas shqiptar i Kosovës S.D. (1981)”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Sipas të dhënave hetimore, viktima përderisa ishte duke gjuajtur me armë në këtë poligon, në prezencë të instruktorit (dëshmitarit) i njëjti papritmas drejton armën në drejtim të kokës së tij dhe shtie me armë duke kryer aktin e vetëvrasjes.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar pasi është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor i njëjti nga plaga fatale ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha Njësitet relevante te DRP Pejë dhe Prokurori i shtetit, dhe me urdhër të Prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e mjekësinë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat e ka shtyrë viktimën të kryej veprën e vetëvrasjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme