Kronikë

Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës

Para pak çastesh në Prishtinë ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku ka edhe të lënduar.

Siç raporton KosovaPress, aksidenti ka ndodhur në rrugën “UÇK”, pranë një pike karburanti.

Në aksident ka të lënduar, të cilëve u është dhënë ndihma e parë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.

KP nuk ka arritur të mësojë për numrin e të lënduarve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

Image