Përfundon në spital çiklisti që humbi kontrollin Foto: Ilustrim

Përfundon në spital çiklisti që humbi kontrollin

05 qershor 2017 11:03

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nëna Terezë” në Suharekë, ka ndodhur një aksident me lëndimet të rënda trupore.

Në raportin e policisë thuhet se një mashkull është lënduar rëndë gjersa ishte duke e drejtuar biçikletën e tij.

Thuhet se ai ka humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe është përplasur me një lokal.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore me ç’rast është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme