Kronikë

Arrestohet pejani, thyen xhamat e një lokali

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Qarshia e Gjatë” në Pejë është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Sipas raportit policor, një i dyshuar ka thyer xhamin e një lokali që është pronë e ankuesit.

Pas ardhjes së policisë në vendin e ngjarjes, tek i dyshuari është konfiskuar një shkrepës në formë pistolete dhe një shufër metalike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.