Kronikë

Dy të arrestuar dhe një revole e konfiskuar në oborrin e Radio Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, derisa ka sekuestruar një armë në oborrin e Radio Prishtinës.

Nga ajo që ka mësuar deri tani KTV-ja, bëhet fjalë për një burrë dhe një grua.

Arma e zjarrit besohet të jetë e gruas, e cila e hedhur atë në oborr.

Policia është në vendin e ngjarjes, derisa Koha.net do t’ju mbajë të informuar për detaje tjera të kësaj ngjarje.