Kronikë

Rrahje në Dardani

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një sulm fizik në Dardani, Prishtinë.

Sipas raportit policor, ankuesi mashkull ka treguar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari më pas është kapur nga policia dhe me urdhër të prokurorit pas intervistat është dërguar në mbajtje.